Si Funksionon Bashkëpunimi?

Në The Lab, bashkëpunimi nis me një proces të qartë, të strukturuar dhe të personalizuar për secilin projekt. Ajo që mund të presësh nga sistemi ynë janë cilësia, komunikimi efikas dhe rezultate që tejkalojnë pritshmëritë!

01
Je gati të nisim rrugëtimin?

Çdo punë e re nis me njohjen e plotë të nevojave dhe objektivave të tua klinike.
Analizojmë së pari çdo detaj të punimit dhe hartojmë një plan pune të përshtatur për dentistin dhe pacientin.

Konsultim fillestar për të kuptuar kërkesat e tua specifike

Analizë e rasteve klinike dhe planifikim i detajuar

Koordinim i ngushtë me dentistin për çdo fazë

02
Onboarding

Pas miratimit të planit të bashkëpunimit, kalojmë në fazën e Onboarding.  Kjo përfshin:

Prezantimin me ekipin tonë të dedikuar

Rregullimin e mënyrave të komunikimit (online/offline)

Trajnimin e shpejtë për mënyrën e dorëzimit dhe marrjes së punimeve

Vendosjen e afateve dhe protokolleve të matjes së cilësisë

03
Teknologjia dhe Inovacioni

Në çdo hap të procesit, përdorim teknologjinë më të avancuar dhe standarde ndërkombëtare. Laboratori ynë është i pajisur me:

Sisteme CAD/CAM për saktësi maksimale

Pajisje dhe materiale inovative të gjeneratës së fundit

Monitorim digjital të proceseve dhe kontroll cilësie në çdo fazë

Raporte të personalizuara për dentistët për të optimizuar rezultatet klinike