Puno me të mirët e industrisë dentare në një mjedis që të ndihmon të rritesh dhe vlereson talentin tënd.

Qeramist/e

Përshkrimi i Pozicionit

The Lab, pjesë e grupit Perfect Dent, po kërkon një Qeramist/e me aftësi të avancuara teknike dhe estetike për të përgatitur restaurime të nivelit të lartë.

  • Realizimi i shtresimit manual të porcelanit mbi struktura zirkoni ose metali, në përputhje me anatominë dhe morfologjinë natyrale të dhëmbëve.
  • Adaptimi i formës dhe ngjyrës sipas specifikimeve të rastit klinik dhe udhëzimeve të mjekut.
  • Zgjedhja dhe përzierja e masave të porcelanit sipas protokolleve estetike.
  • Finalizimi i restaurimeve (kurora, ura) me detaje anatomike dhe natyralitet ngjyrash.
  • Ruajtja e standardeve të larta të pastërtisë, dokumentimit dhe kontrollit të cilësisë në çdo fazë.
  • Eksperiencë të paktën 2 vite në sektorin e qeramikës 
  • Njohuri të avancuara në shtresim porcelani, teknika të ngjyrimit dhe karakterizimit.
  • Aftësi në vlerësimin estetik dhe përputhshmërinë funksionale të punimeve.
  • Përpikëri, ndjekje e protokolleve dhe pasion për cilësinë.
    Njohja e mire e formave ose anatomisë te dhëmbit dhe tekstures
  • Ambient pune bashkëkohor dhe i pajisur me teknologji të avancuar.
  • Trajnime të brendshme dhe mundësi rritjeje profesionale.
  • Pagë konkurruese, vlerësim sipas performancës.
  • Ekip bashkëpunues dhe kulturë organizative mbështetëse.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën: thepeople@perfectdent.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për te cilin aplikojnë, ose të aplikojnë në Form më poshtë

Ekspert/e CAD

Përshkrimi i Pozicionit

The Lab po kërkon një Ekspert CAD të përkushtuar dhe të aftë për t’u bashkuar me ekipin tonë teknik dhe inovativ.

  • Dizenjimi i punimeve dentare në softuer CAD (Exocad)
  • Përpunimi i materialeve si titan, zirkon, disilikat, PMMA, etj.
  • Kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i përfundimeve precize dhe estetike
  • Menaxhimi i inventarit dhe raportimi i nevojave mujore
  • Mirëmbajtja e pajisjeve dhe mbështetja teknike në raste të papritura
  • Eksperiencë e avancuar me softuerët CAD
  • Njohuri praktike për materiale dentare dhe procese të frezimit
  • Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve
  • Fleksibilitet në orar dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Ambient pune bashkëkohor dhe i pajisur me teknologji të avancuar.
  • Trajnime të brendshme dhe mundësi rritjeje profesionale.
  • Pagë konkurruese, vlerësim sipas performancës.
  • Ekip bashkëpunues dhe kulturë organizative mbështetëse

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën: thepeople@perfectdent.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për te cilin aplikojnë, ose të aplikojnë në Form më poshtë

Aplikimet