Rreth Nesh
The Lab është një laborator dentar i avancuar, pjesë e grupit Perfect Dent Group, që ofron zgjidhje të specializuara për dentistë dhe klinika. Me një fokus të palëkundur në cilësi, inovacion dhe personalizim, ne i ndihmojmë dentistët të arrijnë suksesin e tyre profesional dhe të përmirësojnë përvojën e pacientëve të tyre.
Çfarë na motivon?
Misioni ynë
Të ofrojmë punime dentare të nivelit të lartë që tejkalojnë pritshmëritë, duke u bërë shtylla e suksesit të dentistëve dhe mirëqenies së pacientëve.
Cilët Jemi?
Historia Jonë
The Lab u krijua si pjesë e vizionit të Perfect Dent Group për të ripërcaktuar standardet në industrinë dentare shqiptare dhe rajonale. Duke nisur si një laborator i vogël, sot kemi ndërtuar një strukturë me 30 profesionistë të përkushtuar që mbështesin dentistët me zgjidhje të avancuara dhe të personalizuara.
The Lab nisi në vitin 2008 si një iniciativë e Hysen Dibrës
Me kalimin e viteve, laboratori u transformua nga një projekt i vogël në një qendër me katër departamente të specializuara: modelet, implantologjia, CAD/CAM dhe porcelani.
Qëllimi ka qenë gjithmonë: të krijojmë një urë të fortë bashkëpunimi midis dentistëve dhe laboratorit, për rezultate të jashtëzakonshme për pacientin.
Skuadra
Hysen Dibra
E njihni, e doni, e zgjidhni. E dini që për ju është gjithmonë vetëm një takim larg.
Samed Isufaj
Zgjidhjet inovative mbajnë emrin e tij. Me njohuri të avancuara mbi shërbimet laboratorike, Samed është mbikëqyrësi teknik i proceseve.
Klajdi Kapxhiu
Me një përvojë të gjatë në Implantologji dhe Karikime Imediate, Klajdi njihet për saktësinë dhe humorin e tij të mirë. Ai është miku telefonik i preferuar i mjekëve dhe ka pasion zgjidhjen e rasteve të ndërlikuara.
Helga Xhemollari
Modelet perfekte në duart e saj krijohen nën moton "Behu aryeja që dikush të buzëqeshë sot". Prej 3 vitesh Helga sjell në Lab pozitivitet, buzëqeshje dhe ambicie për të përsosurën.
Banush Kazazi
Klinikat e njohin Banushin për humorin e tij të mirë dhe gadishmërinë për t'u ardhur në ndihmë çdo takim, çdo telefonatë është një hap më afër zgjidhjes që u duhet.
Arjola Buzi
Me 10 vite përvojë në sferën digjitale, Arjola sjell në laborator më të mirat e praktikave të marketingut në industri, për t’i dhënë zë aktiviteteve të The Lab.
Pse të zgjedhësh The Lab?
Cilësi Konstante
Protokolle strikte për cilësi konstante, çdo herë!
Afate të Qarta
80% e punimeve tona dorëzohen para afateve të caktuara.
Monitorim Aktiv
E gjithë linja laboratorike e punës është e digjitalizuar, një klikim larg.
RPT Falas
Çdo gabim, çdo ripunim, mbulohet nga ne, në çdo rast!
Materiale Premium
Materiale të certifikuara dhe mjeshtëri e krijimit të punimeve dentare.
Suport i vazhdueshëm
Skuadra jonë është gjithnjë e gatshme për t’ju asistuar.
Rritemi së bashku
Ju rriteni, kostot ulen. Ofertimi progresiv ju suporton në rrugën tuaj të biznesit.
Inovacion pa ndalim
Sjellim tek ju më të mirën e teknologjive bashkëkohore.
Kontakt
Na kontaktoni për të diskutuar projektin tuaj dentar dhe për të parë si mund të bashkëpunojmë për rezultate të jashtëzakonshme!