Raste Studimore

16 vite dhe dhjetëra mijëra dhëmbë më vonë, ndajmë me ju disa nga punimet që na kanë bërë më së shumti krenarë.

Rast Studimor 1

Rehabilitimi i Plotë i Dhëmbëve

Në këtë projekt, ne ndihmuam një klinikë të specializuar të përmbushte sfidat e një rasti kompleks duke përdorur teknologji CAD/CAM dhe zgjidhje inovative si Zirkon Full.

Rezultatet:

Zgjidhje estetike dhe funksionale

Kohëzgjatje e reduktuar e trajtimit

Pacientë të kënaqur dhe besim i fituar

Rast Studimor 2

Zgjidhje për Raste Kompleks

Klinika në Tiranë u përball me një rast të komplikuar të implantit të munguar me kërkesë të lartë estetike.

Zgjidhja e The Lab:

Përdorimi i Titan-Zirkon për forcë maksimale
Proces i detajuar në CAD/CAM për përshtatje perfekte
Rezultate të jashtëzakonshme estetike dhe funksionale
Teknologji Inovative

16 vite dhe dhjetëra mijëra dhëmbë më vonë, ndajmë me ju disa nga punimet që na kanë bërë më së shumti krenarë.

Rast Studimor 3

Rikthimi i Buzëqeshjes Natyrale

Pacienti u paraqit në klinikë me dëshirën për një buzëqeshje natyrale dhe të bukur pas humbjes së disa dhëmbëve për shkak të një goditjeje të fortë.

Procesi:

Përdorimi i Disilikatit për transparencë dhe estetikë maksimale

Prova dhe përshtatje përfundimtare në bashkëpunim të plotë me dentistin

Pacienti fitoi vetëbesimin dhe një buzëqeshje të re

FAQ

Pyetjet më të shpeshta nga klientët

Sa kohë duhet për të mbaruar një punë në laboratorin tuaj?

Kohët e punimit ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të punimit. Megjithatë, ne krenohemi me kohet e optimizuara që ofrojmë. Për punime standarde, koha mesatare është 5-7 ditë pune. Në raste urgjencash, mund të kontaktosh ekipin tonë për opsione të përshpejtuara.

Përtej përdorimit të teknologjisë dhe teknikave të fjalës së fundit, aplikojmë protokolle rigoroze dhe kontroll të cilësisë në çdo hap. Çdo punë kalon në inspektim të imtësishëm për të garantuar përsosmërinë estetike dhe funksionale.

Zirkoni është materiali ynë i preferuar sepse ofron nivel të lartë estetik dhe ka rezistencë. Por, në bashkëpunim me mjekun, zgjedhim materialet më të përshtatshme për punimet si: strukturat e titanit, disilikatet, metalin, porcelanin, rezinen etj.

Jemi vetëm një telefonatë larg! Në çdo hap të procesit ti mund të na shkruash apo telefonosh për të marrë përditësime në kohë reale nga shërbimi i klientit apo teknikët tanë. Ekipi ynë është gjithmonë në gadishmëri për çdo pyetje.

E kuptojmë fare mirë se mund të ketë situata të paparashikuara. Mos hezito të na kontaktosh në momentin më të parë! Skuadra e The Lab do të bëjë maksimumin për të të ofruar zgjidhjen më efikase dhe të shpejtë të mundshme.

Më shumë është më mirë! Në The Lab kemi oferta progresive për klientët tanë; çmime të veçanta për secilën fashë shpenzimesh. Kjo na lejon të ofrojmë cilësi pa kompromis dhe të të mbështesim në rrugën drejt rritjes.

Ripërsëritje punimesh falas, gjithnjë! Jemi të përkushtuar të ofrojmë më të mirën dhe të shmangim çdo kokëçarje për klientët tanë.