Zbulo shërbimet tona dentare – të hartuara për sukses të garantuar.
- Zgjidhje të personalizuara për çdo pacient.
- Përdorim i materialeve premium të certifikuara.
- Monitorim i vazhdueshëm dhe suport i dedikuar.
Zgjidh shërbimin që i përshtatet pacientit tënd dhe flije mendjen. Me ne do të mbarosh punë siç duhet!
Restaurime të qëndrueshme dhe estetike, të dizenjuara me përpikmëri për përshtatje të përsosur.
Zirkon Full
Zirkoni është një material me fortësi të lartë dhe estetikë të avancuar, i përshtatshëm për punime definitive si kurora dhe ura. Ai ofron një pamje natyrale dhe rezistencë në kohë.
- Koha e realizimit: 4–6 ditë
- Materialet: Zirkon Multilayer
- Përdoret për: kurora, ura, punime estetike dhe funksionale
Zirkon Porcelan
Kombinimi i strukturës së zirkonit me porcelanin sjell një zgjidhje estetike dhe rezistente. Ky lloj punimi përdoret shpesh në zonat frontale ku kërkohet transparencë dhe ngjyrë sa më natyrale.
- Koha e realizimit: 5–7 ditë
- Materialet: Zirkon + porcelan estetik
- Përdoret për: kurora në zonat e dukshme, ura të vogla, estetikë e lartë
Inlay / Overlay
Inlay dhe overlay janë zgjidhje që rikthejnë formën dhe funksionin e dhëmbëve të dëmtuar pa nevojën për kurora të plota. Realizohen mbi strukturën ekzistuese të dhëmbit dhe realizohen me precizion maksimal.
- Koha e realizimit: 2–4 ditë
- Materialet: Disilikat, kompozit ose zirkon
- Përdoret për: restaurime të pjesshme në dhëmbë të pasëm
Feldspatik
Punimet feldspatike realizohen nga porcelani i pastër dhe janë të njohura për transparencën dhe pamjen natyrale që ofrojnë. Ato përdoren kryesisht në faseta ose punime të zonës frontale ku kërkohet perfeksion estetik.
- Koha e realizimit: 10-14 ditë
- Materialet: Porcelan feldspatik
- Përdoret për: faseta, add-on, mbyllje diastemash
Provizorë
Kurorat provizore përdoren menjëherë pas përgatitjes së dhëmbit për të mbrojtur strukturën dentare dhe për të formuar gingivën. Ndihmojnë në ruajtjen e funksionit dhe estetikës deri në vendosjen e punimit përfundimtar.
- Koha e realizimit: 24–48 orë
- Materialet: PMMA
- Përdoret për: kurora të përkohshme, ura, kondicionim gingival
Disilikat
Disilikati i litiumit është një nga materialet më të avancuara për estetikë dhe rezistencë, ideal për kurora, ura të vogla dhe faseta. Ofron transparencë të lartë dhe përshtatje perfekte në restaurime të zonave të dukshme.
- Koha e realizimit: 5-7 ditë
- Materialet: Disilikat litiumi (CAD/CAM ose Press)
- Përdoret për: kurora estetike, faseta, overlay, inlay
Punime mbi implante që garantojnë stabilitet, estetikë dhe jetëgjatësi.
All-On-4 / 6 / 8
Sistem i avancuar restaurimi ku i gjithë punimi fiksohet mbi një numër fiks implantesh (4, 6 ose 8), duke garantuar stabilitet dhe funksionalitet maksimal. Kjo zgjidhje u mundëson pacientëve me edentulizëm total të rikuperojnë buzëqeshjen dhe funksionin përmes një procedure të qëndrueshme dhe efikase.
- Koha e realizimit: 7–10 ditë
- Materialet: Titan, zirkon, kompozit, ose struktura të përziera
- Përdoret për: rikonstruksion të plotë mbi implante
Titan - Zirkon
Kombinimi i strukturës të titanit me kurora zirkoni ofron forcë maksimale, qëndrueshmëri të gjatë dhe estetikë të shkëlqyer. Ky punim siguron një profil të natyrshëm dhe rezistencë të lartë në kohë.
- Koha e realizimit: 7–10 ditë
- Materialet: Strukturë titan + kurora zirkoni multilayer
- Përdoret për: punime definitive All-on-X, rikonstruksion total estetik
Titan - Kompozitë
Përbëhet nga strukturë titani dhe dhëmbë kompoziti të cilësisë së lartë, që garantojnë stabilitet dhe estetikë natyrale. Përdoret në fazën përfundimtare të trajtimit mbi implante pas stabilizimit të gingivës.
- Koha e realizimit: 5-7 ditë
- Materialet: Strukturë titan, dhëmbë kompoziti
- Përdoret për: punime përfundimtare All-on-X
Metal - Rezinë
Strukturë me bazë metalike dhe dhëmbë rezine, që ofron zgjidhje praktike, funksionale dhe me kosto efikase. Përdoret shpesh në fazën e parë të ngarkesës së implanteve për të kondicionuar gingivën dhe rivendosur funksionin.
- Koha e realizimit: 48–72 orë
- Materialet: Strukturë CoCr, dhëmbë rezine
- Përdoret për: proteza fikse provizore pas implantimit
Metal - Kompozitë
Punim me strukturë metalike dhe dhëmbë kompoziti, që kombinon forcën dhe estetikën për rezultate të qëndrueshme. Zgjidhje ideale për rikonstruksione totale fikse mbi implante, në fazën përfundimtare ose pas një periudhe provizore.
- Koha e realizimit: 5-7 ditë
- Materialet: Strukturë CoCr ose titan, dhëmbë kompoziti
- Përdoret për: punime përfundimtare All-on-X
Bar - KontraBar
Sistemi bar-kontrobar krijon lidhje të qëndrueshme midis implantit dhe protezës, duke përmirësuar mbështetjen dhe shpërndarjen e forcës. Kjo zgjidhje është ideale për punime të lëvizshme të stabilizuara mbi implante në rastet All-on-X.
- Koha e realizimit: 10–12 ditë
- Materialet: Bar titani, kontrabar Peek ose CoCr, dhëmbë rezine
- Përdoret për: proteza të lëvizshme të fiksuara mbi implante
Zirkon
Kurorat e zirkonit mbi implante ofrojnë estetikë të përkryer dhe përshtatje të lartë, duke mbuluar reflektimin e ngjyrës së monkonit për rezultate natyrale. Përdoren pas osteointegrimit të implanteve ose pas fazës provizore.
- Koha e realizimit: 5–7 ditë
- Materialet: Zirkon multilayer
- Përdoret për: kurora mbi implante, punime estetike frontale
Provizorë
Kurorat ose protezat provizore mbi implante vendosen menjëherë pas ndërhyrjes për të ruajtur estetikën dhe funksionin gjatë periudhës së shërimit. Ato ndihmojnë gjithashtu në formësimin e gingivës për punimin përfundimtar.
- Koha e realizimit: 24–48 orë
- Materialet: PMMA ose rezinë
- Përdoret për: ngarkesë e përkohshme mbi implante
Karikim Imediat
Ky shërbim lejon vendosjen e protezës fikse brenda pak ditësh nga vendosja e implanteve, duke i ofruar pacientit buzëqeshje dhe funksion të menjëhershëm. Për sukses afatgjatë kërkohet planifikim i kujdesshëm dhe personalizim.
- Koha e realizimit: 48–72 orë
- Materialet: Strukturë metalike ose PMMA
- Përdoret për: All-on-X me ngarkesë të menjëhershme
Disilikat
Kurorat prej disilikati mbi implante kombinojnë estetikën e lartë me qëndrueshmëri dhe përshtatje të saktë. Përdoren në zonat frontale ku kërkohet transparencë dhe natyralitet maksimal.
- Koha e realizimit: 4–6 ditë
- Materialet: Disilikat litiumi
- Përdoret për: kurora estetike mbi implante
Monkonë Individual
Përdoret në zonat estetike të kavitetit oral. Kryesisht kur duam të ndryshojmë këndin e implantit dhe të personalizojmë gingivën e pacientit për një estetikë maksimale.
- Koha e realizimit: 2 ditë
- Materialet: Zirkon
- Përdoret për: bazë për kurorat estetike mbi implante
Protezat tona të lëvizshme ofrojnë rehati, funksionalitet dhe estetikë të lartë.
Protezë Totale
Proteza totale përdoret në rastet e mungesës së plotë të dhëmbëve, duke rikthyer funksionin e përtypjes dhe estetikën e gojës. Ajo përshtatet me kujdes mbi gingivën dhe ofron komoditet të përditshëm për pacientin.
- Koha e realizimit: 7–10 ditë
- Materialet: Dhëmbë të cilësisë së parë, rezinë e fortë dhe estetike
- Përdoret për: edentulizëm total, protezë e lëvizshme fikse pa implante
Bar - KontraBar
Sistemi bar-kontrobar krijon lidhje të qëndrueshme midis implantit dhe protezës, duke përmirësuar mbështetjen dhe shpërndarjen e forcës. Kjo zgjidhje është ideale për punime të lëvizshme të stabilizuara mbi implante në rastet All-on-X.
- Koha e realizimit: 10–12 ditë
- Materialet: Bar titani, kontrabar Peek ose CoCr, dhëmbë rezine
- Përdoret për: proteza të lëvizshme të fiksuara mbi implante
Bite / Retainer
Bite-i ose retainers janë pajisje të personalizuara që përdoren për të ruajtur pozicionin e dhëmbëve pas trajtimeve ortodontike ose restauruese. Ato ndihmojnë gjithashtu në parandalimin e bruksizmit dhe thyerjet e porcelanit në rastin e kurorave.
- Koha e realizimit: 24 orë
- Materialet: Polikarbonat ose rezinë transparente
- Përdoret për: pas ortodoncisë, kundër bruksizmit, stabilizim okluzal
Safe Bite
Safe Bite është një pajisje funksionale për pacientët që vuajnë nga bruksizmi apo lodhje muskulore, duke mbrojtur dhëmbët gjatë natës. Ajo ndihmon në stabilizimin e okluzionit dhe relaksimin e muskujve të nofullës si dhe në mbrojtjen e dhëmbëve për sportistët.
- Koha e realizimit: 2–3 ditë
- Materialet: Rezinë e fortë biokompatibile
- Përdoret për: mbrojtje gjatë natës, bruksizëm, disbalancë muskulore, mbrojtje gjatë sporteve
Si funksionon?
Ja se si realizojmë së bashku punimet dentare në The Lab.
Nga A-Z. Nga telefonata jote, te buzëqeshja e pacientit. Saktë, shpejtë, pa surpriza!
01
Ti na dërgon punën
Ti na dërgon punën së bashku me fletën e posatshme të porosisë, qoftë fizikisht apo në formë digjitale. Ne rishikojmë të dhënat, konfirmojmë protokollet, afatet dhe konfirmojmë nëse nevojiten informacione shtesë.
02
Ne bëjmë magjinë
Jemi me ty në të gjithë rrugëtimin, për të të mbështetur edhe pas dorëzimit final. Kurdo që nevojitet, çdo ripunim mbulohet pa asnjë kosto shtesë nga laboratori ynë.
03
Pacienti yt buzëqesh
Jemi me ty në të gjithë rrugëtimin, për të të suportuar edhe pas dorëzimit final. Kurdo që nevojitet, çdo ripunim mbulohet pa asnjë kosto shtesë nga laboratori ynë.