
Kafshimi i saktë është baza e një funksioni të shëndetshëm oral. Okluzioni ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin afatgjatë të punimeve protetike, shëndetin e artikulacionit temporo-mandibular dhe komoditetin e pacientit.
Kur kafshimi nuk është preciz:
- Pacienti ka shqetësim dhe dhimbje
- Punimet humbin stabilitetin dhe kërkojnë rregullime të vazhdueshme.
- Cënohet besimi i pacientit te mjeku.
Për këtë arsye, zgjedhja e laboratorit të duhur dentar është po aq e rëndësishme sa edhe saktësia e punës klinike. Vetëm bashkëpunimi i qartë dhe i besueshëm mes klinikës dhe laboratorit garanton një rezultat përfundimtar të suksesshëm.
Shkaqet e një kafshimi jo të saktë
1. Shkaqet e lidhura me klinikën
- Marrje jo e saktë e masave (impression ose skanim)
Nëse protezimi nuk kap të gjithë strukturat, ose nëse materiali deformohet gjatë vendosjes apo heqjes, laboratori nuk do të ketë informacionin e saktë për punimin. Edhe skanimi dixhital, nëse nuk kryhet me kujdes, mund të japë boshllëqe apo deformime. - Regjistrim i gabuar i kafshimit
Nëse regjistrimi i okluzionit merret në lartësi të gabuar ose me materiale jo të qendrueshme, modeli në laborator do të montohet gabim. Kjo sjell që punimi përfundimtar të mos përshtatet me mënyrën reale të mbylljes së nofullave. - Përgatitje jo e rregullt e dhëmbëve
Nëse dhëmbët nuk përgatiten me hapësirë të mjaftueshme ose me kënde të drejta, punimi nuk ka stabilitet. Kjo mund të çojë në pikat e larta ose në mospërputhje të plotë të punimit. - Mungesë kontrolli të okluzionit paraprak
Nëse nuk kontrollohen interferencat ekzistuese të pacientit (p.sh. kontakte të parakohshme, bruksizëm), këto do të mbeten dhe do të shtohen mbi punimin e ri. - Komunikim i mangët me laboratorin
Kur laboratori nuk merr udhëzime të qarta (p.sh. lartësia e dëshiruar, linja e buzëqeshjes, fotografi klinike), tekniku mund të interpretojë sipas përvojës së vet, gjë që shpesh çon në rezultat të pasaktë. - Prova plastike e kafshimit nuk kryhet si duhet:
Shpesh gjatë provës plastike nuk bëhet kontroll i plotë i kafshimit. Në fakt, prova plastike duhet të konsiderohet si një punim “definitiv”. Montimi duhet të bëhet sipas udhëzimeve dhe pacienti duhet të mbyllë disa herë gojën derisa kafshimi të ulet në pikën e saktë — vetëm kështu shmangen gabimet në punimin final. - Marrje sipërfaqësore e kafshimit me dyll:
Nëse kafshimi merret në mënyrë të cekët, shenjat në dyll dalin shumë të lehta dhe jo të lexueshme. Kjo e bën të vështirë ose të pamundur për laboratorin që të riprodhojë kafshimin me saktësi.
Si duhet të jetë: dhëmbët ose jig-u duhet të lënë shenja të forta e të thella në dyll, që pozicionimi të jetë i qartë dhe i lehtë në laborator.
2. Shkaqet e lidhura me laboratorin
- Deformim i masave gjatë derdhjes ose transportit
Nëse materiali i masës nuk derdhet në kohë, ose transportohet në kushte të papërshtatshme, ai mund të shtrembërohet, duke e bërë modelin jo të saktë. - Montim jo i saktë i modeleve në artikulator
Edhe nëse masa është e mirë, nëse modelet nuk pozicionohen siç duhet në artikulator, kafshimi final del i pasaktë, sepse imiton gabimisht mënyrën e mbylljes së pacientit. - Tepricat e dyllit gjatë montimit në artikulator
Shpesh, dylli i tepërt nuk hiqet para montimit, duke krijuar pre-kontakte me modelin e allçisë. Kjo bën që kafshimi të mbetet i hapur dhe të krijohen distanca të rreme mes dy nofullave.
- Gabime në dizajn
Tekniku mund të krijojë dhëmbë me anatomi të gabuar, lartësi të tepërt ose okluzion jo të balancuar. Kjo çon në pikat e larta, vështirësi në përtypje ose mosfunksionim të artikulacionit. - Pasaktësi në rrjedhën dixhitale
Në punimet CAD/CAM, gabime në skanim, në software (p.sh. gabime të artikulimit dixhital) ose në frezimin e materialit mund të çojnë në kafshim jo të saktë.
3. Shkaqe të përbashkëta klinikë–laborator
- Mosmarrja parasysh e lëvizjeve funksionale të nofullës:
Nëse nuk kontrollohet mënyra si lëviz nofulla në anë apo përpara, protezat mund të krijojnë pengesa gjatë funksionit, duke shkaktuar diskomfort dhe konsumim të parakohshëm. - Mungesë faze prove (try-in)
Kur nuk bëhet një provë plastike ose me punim provizor, nuk ka mundësi të verifikohet kafshimi përpara punimit final. Kjo e rrit rrezikun e korrigjimeve të shumta më vonë. - Mungesë komunikimi klinik–laborator
Kur mungon komunikimi i rregullt, çdo detaj i humbur (fotografi, shënime, ngjyra, udhëzime) çon në devijime. Informacion i paplotë, mungesë fotosh të vijës së buzëqeshjes, ngjyrës ose të kafshimit, apo mosmarrja parasysh e zakoneve të pacientit (p.sh. bruksizëm) çojnë në gabime.
Si t’i parandalosh këto problematika?
Çelësi është bashkëpunimi i strukturuar dhe zgjedhja e një laboratori që:
- Punon me standarde të larta saktësie.
- Përdor teknologji të avancuara (dixhitale dhe tradicionale).
- Siguron komunikim të vazhdueshëm me mjekun.
- Jep suport teknik në çdo fazë të rastit.
Partneriteti që bën diferencën
Në The Lab, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm të asistojë mjekët në çdo hap të trajtimit – nga marrja e masave e deri tek dorëzimi final i punimit.
Me përkushtim për saktësi, komunikim dhe rezultate afatgjata, ne garantojmë që çdo pacient të largohet me një kafshim të saktë dhe një buzëqeshje funksionale.
👉 Na kontaktoni sot dhe zbuloni si mund të bëhemi partneri juaj i besuar në çdo rast klinik.