Skuadra

Në The Lab, çdo rast trajtohet nga një ekip i specializuar profesionistësh. Bashkëpunojmë ngushtë me stomatologët për të ofruar zgjidhje të sakta dhe të personalizuara.

Për ne, suksesi i klinikës suaj është edhe suksesi ynë. Kjo është arsyeja pse jemi të pranishëm në çdo hap të procesit, me komunikim të hapur, monitorim të vazhdueshëm dhe angazhim të plotë për cilësinë.

Administrimi

Hysen Dibra

CEO / Founder
E njihni, e doni, e zgjidhni. E dini që për ju është gjithmonë vetëm një takim larg.

Rubjana Kabilo

Menaxhere Burimeve Njerëzore
Me një background në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Rubjana është forca njerëzore që mban skuadrën së bashku dhe motivon secilin të japë më të mirën gjithmonë me moton: "Kurrë mos thuaj kurrë."

Kleusta Bera

Menaxhere Finance
Saktë, Qartë, Pastër. Si menaxhere finance Klea monitoron veprimtarinë e shitjeve dhe strategjinë ekonomike.

Banush Kazazi

Menaxher Shitjesh
Klinikat e njohin Banushin për humorin e tij të mirë dhe gadishmërinë për t'u ardhur në ndihmë çdo takim, çdo telefonatë është një hap më afër zgjidhjes që u duhet.

Departamenti i Modeleve

Helga Xhemollari

Përgjegjëse Modelet
Modelet perfekte në duart e saj krijohen nën moton "Behu aryeja që dikush të buzëqeshë sot". Prej 3 vitesh Helga sjell në Lab pozitivitet, buzëqeshje dhe ambicie për të përsosurën.

Aishe Buzi

Teknik Laboratori
Aishe është ylli i punës në grup. Me buzëqeshjen e përhershme është aty për të ndihmuar në derdhjen e masave dhe punimin e modeleve.

Amegi Shurdhi

Teknik Laboratori
Si pjesë e departamentit të masave, Amegi është e përkushtuar të japë kontributin e saj në punën e skuadrës për të realizuar masa sa më perfekte.

Ilina Dervishi

Teknik Laboratori
E motivuar, Ilina kujdeset me përpikëri për çdo hap në sektorin e modeleve, duke synuar të zhvillohet çdo ditë dhe të zgjerojë vazhdimisht njohuritë e saj.

Departamenti i Implantologjisë

Klajdi Kapxhiu

Përgjegjës Implantologji
Me një përvojë të gjatë në Implantologji dhe Karikime Imediate, Klajdi njihet për saktësinë dhe humorin e tij të mirë. Ai është miku telefonik i preferuar i mjekëve dhe ka pasion zgjidhjen e rasteve të ndërlikuara.

Megi Zenunllari

Teknik Laboratori
Pasioni i Megit për laboratorin dentar e motivojnë atë të zhvillojë vazhdimisht aftësitë e saj, duke punuar me kujdes dhe vëmendje në realizimin e karikimeve imediate dhe protezave.

Dorjan Sinaj

Teknik Laboratori
Punimet e implanteve dhe karikimet imediate janë ato që e nisin ditën e Dorjanit dhe çdo punim i përfunduar i sjell kënaqësinë e një arritje të re.

Espera Mullaraj

Teknik Laboratori
Prej 10 vitesh pjesë e skuadrës, Espera jep një kontribut të pacmueshëm në sektorin e implantologjisë me përgjegjësi dhe përkushtim.

Departamenti i Cad/Cam

Samed Isufaj

Përgjegjës CadCam
Zgjidhjet inovative mbajnë emrin e tij. Me njohuri të avancuara mbi shërbimet laboratorike, Samed është mbikëqyrësi teknik i proceseve për secilin rast.

Feisola Gaba

Teknik Laboratori
Korrekte, e vëmendshme, e përkushtuar. Në dorën e Feisolës asnjë sfidë nuk duket e pamundur.

Enea Alla

Teknik Laboratori
Për Enean perfeksioni nuk është rastësi, është zgjedhje e përditshme. Empatia në trajtimin e pacienteve dhe kontributi në jetën e tyre janë motivimi i tij.

Klodiana Hoxhaj

Teknik Laboratori
Cad/Cam-i ka nevojë për njohje të përsosur teknike dhe sy të imtësishëm. Për Anën shpresa dhe mirëqenia e pacientit janë shtysa për të krijuar rezultate të përsosura.

Era Rama

Teknik Laboratori
Dëshira për të mësuar çdo ditë, pasioni për inovacionin dhe përkushtimi në punën e skuadrës janë superfuqitë e Erës. Çdo ditë për të është një mundësi e re për t'u përmirësuar.

Argenta Curraj

Teknik Laboratori
Për Argentën, çdo rast është ndryshe kombinon kreativitetin me precizionin te exocad-i për të krijuar buzëqeshje të bukura, hap pas hapi.

Marsela Suma

Teknik Laboratori
Zana e teknologjisë është e përkushtuar për të krijuar dizajne unike me estetikë dhe saktësi. Procesi i Cad/Cam është një sfidë kreative për Marselën.

Departamenti i Porcelanit

Klaergi zecellari

Teknik Laboratori
Për Klaergin çdo dhëmb është një vepër arti, një përpjekje për të kopjuar natyrën në detaj; pasioni për pikturë dhe bindja se 'ku ka gjë që s'bëhet' e shoqërojnë në çdo punim.

Mikela Bitri

Teknik Laboratori
Mikela është e apasionuar pas punës me dorë, detajeve e elegancës; kjo e bën atë si laborante një aset të shtuar në skuadrën e qeramikës.

Shkëlqim Muça

Teknik Laboratori
Për Shkëlqimin, çdo punim porcelani kërkon durim dhe sy të mprehtë dhe pikërisht kjo vëmendje ndaj detajeve e dallon punën e tij.

Igli Kllomollari

Teknik Laboratori
Si pjesë e sektorit të qeramikës, përtej buzëqeshjes e energjisë pozitive, Igli sjell përkujdesjen dhe vëmendjen në secilin punim. Ai sigurohet që të qëndrojë i përditësuar me të rejat më të fundit.

Vionis Tamizi

Teknik Laboratori
Çdo punim është ndryshe për Vionisin,i pëlqen sfida e ta çojë punën drejt një rezultati të saktë. 'Mëso, krijo, përmirësohu', thotë ai.

Feizian Plaka

Teknik Laboratori
Feiziani e sheh çdo punim porcelani si mundësi për të mësuar diçka të re dhe për ta rritur aftësinë e tij edhe më shumë.

Xhensila Karaj

Teknik Laboratori
Prej 4 vitesh pjesë e The Lab, Xhesi është pika lidhëse që frymëzon dhe angazhon talentet e detajimit të punëve. Rezultatet e shkëlqyera dhe kënaqësia e mjekëve janë karburanti i çdo dite për të.

Ornela Tomaj

Teknik Laboratori
Ornela është prej 2017 pjesë e The Lab. Dashuria për detajet dhe punët natyrale e bën të pazëvendësueshme mjeshtërinë e saj në punimet e porcelanit.

Departamenti i Marketingut

Arjola Buzi

Menaxhere Marketing
Me 10 vite përvojë në sferën digjitale, Arjola sjell në laborator më të mirat e praktikave të marketingut në industri, për t’i dhënë zë aktiviteteve të The Lab.

Ester Polovina

Menaxhere Marketingu
Ester sjell energjinë dhe grintën në realizimin e projekteve të marketingut. Ajo lidh kreativitetin me profesionalizmin e laboratorit për të komunikuar me audiencat.

Ketlin Kaca

Menaxhere e Rrjeteve Sociale
Prekja Gen Z në përmbajtjen tonë të marketingut mban emrin e Ketlin. Trendet, lirshmëria dhe të qëndruarit e përditësuar janë gjithnjë në fokusin e saj.

Lina Balla

Videografe
Në laborator, Lina ka titullin "mjeshtër i videos" sepse çdo punë e saj karakterizohet nga profesionalizmi dhe perfeksioni.

Front Desk

Paola Gavoçi

Koordinatore
Paola është ajo që kujdeset që gjithçka të jetë në vend — faturat, inventari, porositë e materialeve dhe komunikimi i përditshëm me mjekët që ekipit të mos i mungojë asgjë në punën e tyre.

Naze Cani

Koordinatore
Naze është shpesh kontakti i parë që klinikat kanë me laboratorin; koordinon punimet, ndjek afatet dhe siguron që çdo proces të ecë pa probleme nga fillimi në fund.