Raste Studimore
- Shiko punime reale të realizuara nga The Lab.
16 vite dhe dhjetëra mijëra dhëmbë më vonë, ndajmë me ju disa nga punimet që na kanë bërë më së shumti krenarë.
Dëshmitë e klientëve
The Lab është një laborator inovativ, me organizim dhe cilësi të jashtëzakonshme, që trajton pacientët e mi sikur të ishin të vetët. Besimi dhe përgjegjësia janë themelet e bashkëpunimit tonë.
Dr. Ervin Xhafa
Dëshmitë e klientëve
Dr. Aurora Celami
Dëshmitë e klientëve
Dr. Ersted Muco
Rast Studimor 1
Rehabilitimi i Plotë i Dhëmbëve
Në këtë projekt, ne ndihmuam një klinikë të specializuar të përmbushte sfidat e një rasti kompleks duke përdorur teknologji CAD/CAM dhe zgjidhje inovative si Zirkon Full.
Rezultatet:
Zgjidhje estetike dhe funksionale
Kohëzgjatje e reduktuar e trajtimit
Pacientë të kënaqur dhe besim i fituar
Rast Studimor 2
Zgjidhje për Raste Kompleks
Klinika në Tiranë u përball me një rast të komplikuar të implantit të munguar me kërkesë të lartë estetike.
Zgjidhja e The Lab:
Përdorimi i Titan-Zirkon për forcë maksimale
Proces i detajuar në CAD/CAM për përshtatje perfekte
Rezultate të jashtëzakonshme estetike dhe funksionale
Teknologji Inovative
16 vite dhe dhjetëra mijëra dhëmbë më vonë, ndajmë me ju disa nga punimet që na kanë bërë më së shumti krenarë.
Rast Studimor 3
Rikthimi i Buzëqeshjes Natyrale
Pacienti u paraqit në klinikë me dëshirën për një buzëqeshje natyrale dhe të bukur pas humbjes së disa dhëmbëve për shkak të një goditjeje të fortë.
Procesi:
Përdorimi i Disilikatit për transparencë dhe estetikë maksimale
Prova dhe përshtatje përfundimtare në bashkëpunim të plotë me dentistin
Pacienti fitoi vetëbesimin dhe një buzëqeshje të re
FAQ
Pyetjet më të shpeshta nga klientët
Sa kohë duhet për të mbaruar një punë në laboratorin tuaj?
Kohët e punimit ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të punimit. Megjithatë, ne krenohemi me kohet e optimizuara që ofrojmë. Për punime standarde, koha mesatare është 5-7 ditë pune. Në raste urgjencash, mund të kontaktosh ekipin tonë për opsione të përshpejtuara.
Sa i sigurt jam për cilësinë e rezultateve finale?
Përtej përdorimit të teknologjisë dhe teknikave të fjalës së fundit, aplikojmë protokolle rigoroze dhe kontroll të cilësisë në çdo hap. Çdo punë kalon në inspektim të imtësishëm për të garantuar përsosmërinë estetike dhe funksionale.
Çfarë materiali rekomandoni për rastet komplekse estetike?
Zirkoni është materiali ynë i preferuar sepse ofron nivel të lartë estetik dhe ka rezistencë. Por, në bashkëpunim me mjekun, zgjedhim materialet më të përshtatshme për punimet si: strukturat e titanit, disilikatet, metalin, porcelanin, rezinen etj.
Si mund të kontrolloj vazhdimësinë e porosisë time?
Jemi vetëm një telefonatë larg! Në çdo hap të procesit ti mund të na shkruash apo telefonosh për të marrë përditësime në kohë reale nga shërbimi i klientit apo teknikët tanë. Ekipi ynë është gjithmonë në gadishmëri për çdo pyetje.
Çfarë ndodh kur kam raste apo ndryshime urgjente?
E kuptojmë fare mirë se mund të ketë situata të paparashikuara. Mos hezito të na kontaktosh në momentin më të parë! Skuadra e The Lab do të bëjë maksimumin për të të ofruar zgjidhjen më efikase dhe të shpejtë të mundshme.
A ka përfitime për volume më të larta pune?
Më shumë është më mirë! Në The Lab kemi oferta progresive për klientët tanë; çmime të veçanta për secilën fashë shpenzimesh. Kjo na lejon të ofrojmë cilësi pa kompromis dhe të të mbështesim në rrugën drejt rritjes.
Çfarë ndodh nëse diçka nuk shkon mirë?
Ripërsëritje punimesh falas, gjithnjë! Jemi të përkushtuar të ofrojmë më të mirën dhe të shmangim çdo kokëçarje për klientët tanë.