Shkaqet reale të dështimit të full-arch: planifikimi, okluzioni i neglizhuar, struktura jo pasive dhe komunikimi i vonuar. Analizë nga laboratori.

Udhëzues informues për dentistët
Nga The Lab by Perfect Dent Group

Kur një rehabilitim full-arch dështon, implanti është zakonisht gjëja e fundit që ka faj.

Titani është material i besueshëm. Osteointegrimi është proces i parashikueshëm. Protokollet kirurgjikale janë të konsoliduara prej dekadash. Dhe megjithatë, rastet full-arch vazhdojnë të japin probleme — çarje keramike, lirim vidhash, dhimbje të palokalizuara, humbje kocke rreth një implanti të vetëm.

Shkaku është pothuajse gjithmonë diku tjetër.

1. Katër shkaqet reale të dështimit

1- Planifikimi që nis nga kirurgjia, jo nga protetika

PKur implantet vendosen aty ku ka kockë, jo aty ku duhet dhëmbi, laboratori trashëgon një problem gjeometrik që nuk zgjidhet me materiale.

Rezultati: profile emergjence të detyruara, konsola të gjata, akses higjienik i vështirë. Punimi mund të duket i mirë ditën e dorëzimit dhe të japë probleme në muajin e gjashtë.

Zgjidhja: planifikim i orientuar nga protetika, me wax-up ose dizajn digjital përpara kirurgjisë.

2- Okluzioni i neglizhuar

Në full-arch, okluzioni nuk është hapi i fundit. Është parametri që përcakton se sa gjatë do të qëndrojë e gjithë struktura.

Pikat kritike:

3- Struktura që nuk është pasive

Pasiviteti nuk është detaj teknik. Është kusht mbijetese.

Një strukturë jo pasive krijon tension të përhershëm mbi implante dhe komponentë. Ky tension nuk shfaqet menjëherë — shfaqet si lirim i përsëritur vidhash, si çarje lokale keramike, ose si humbje kocke e izoluar te një implant i vetëm ndërsa të tjerët janë të shëndetshëm.

Si kontrollohet:

4- Komunikimi që vjen shumë vonë

Shumica e problemeve teknike janë të zgjidhshme. Të pazgjidhshme bëhen vetëm kur zbulohen në fazën e gabuar.

Kur laboratori e mëson një kompromis klinik në fazën e provës, opsionet janë të kufizuara. Kur e mëson në fazën e planifikimit, opsionet janë të hapura.

2. Full-arch nuk është “vendos disa implante dhe mbylle

Është balancë mes forcës, estetikës dhe funksionit — në çdo hap.

Është menaxhim i indit të butë. Është zgjedhje materiali sipas profilit të pacientit. Është higjienë e planifikuar që në dizajn. Është protokoll kontrollesh periodike, jo dorëzim dhe mirupafshim.

Në laborator e shohim këtë çdo ditë: kur ekipi punon i ndarë, rreziku rritet. Kur punon si një, rasti qëndron.

3. Protokoll parandalimi — 8 pika

Pyetje të shpeshta (FAQ)

Cili është shkaku më i shpeshtë i dështimit të një full-arch? Planifikimi dhe ngarkesa okluzale, jo vetë implanti. Dështimet biologjike të osteointegrimit janë sot më të rralla se komplikimet mekanike dhe protetike.

Sa e rëndësishme është pasiviteti i strukturës? Kritike. Tensioni i mbetur shpërndahet mbi implante dhe vida dhe shfaqet me kohë si lirim i përsëritur ose humbje kocke lokale.

A ndikon bruksizmi te full-arch mbi implante? Ndjeshëm. Pa amortizimin e ligamentit periodontal, forca parafunksionale përballohet nga materiali dhe struktura. Mbrojtësja e natës është pjesë e trajtimit, jo aksesor.

Sa gjatë zgjat një full-arch i planifikuar mirë? Me planifikim korrekt, higjienë dhe kontrolle periodike, rehabilitimet full-arch kanë tregues shumë të mirë mbijetese afatgjatë. Faktori dallues nuk është marka e implantit, por cilësia e planifikimit dhe e mirëmbajtjes.

Nëse do të shmangësh problemet përpara se të ndodhin, na shkruaj tani. Dërgo një mesazh dhe flasim për qasjen e duhur që në fillim.