
Një udhëzues praktik për dentistët që kërkojnë saktësi, komoditet dhe rezultate të qëndrueshme
Në çdo punim protetik, suksesi fillon nga një element themelor: marrja e saktë e masës.
Një masë e gabuar do të thotë korrigjime, humbje kohe, kosto shtesë dhe mbi të gjitha – pakënaqësi për pacientin.
Ky udhëzues është krijuar për t’ju ndihmuar të identifikoni pikat kritike gjatë procesit dhe t’i përmirësoni ato me hapa të thjeshtë, të bazuar në përvojë reale laboratorike dhe standarde bashkëkohore digjitale.
Pse masa është thelbi i çdo pune të suksesshme?
- Marrja e saktë e masës garanton adaptim perfekt, estetikë optimale dhe funksion korrekt.
- Çdo devijim, qoftë në material, teknikë apo komunikim me laboratorin, ndikon në cilësinë përfundimtare të punës.
- Një proces i standardizuar ul gabimet, përshpejton dorëzimet dhe rrit kënaqësinë e pacientit.
Në The Lab, çdo punim fillon me analizën e masës. Ndaj ky material synon t’ju ndihmojë të arrini nivelin më të lartë të saktësisë.
Ja cilat janë 10 sekretet që duhet të dini:
1. Përgatitja e duhur e dhëmbëve dhe indeve përreth
Një masë e mirë fillon akoma para se të prekni materialin:
- Sigurohuni që dhëmbët të jenë të pastër, pa mbetje gjaku ose lagështirë.
Dekortikimi dhe lustrimi i mirë i kulteve krijon kushte optimale për saktësinë e masës.- Kushtojini rëndësi përgatitjes të paralelizmit të kulteve sipas ndarjes të urave.
- Sigurohuni të ruani hapësirat minimale për punimin protetik.
2. Zgjedhja e materialit sipas rastit
Nuk ka një material universal.
Vinili-silikoni ofron detajim superior, ndërsa alginati përdoret më mirë për modele antagoniste.
Zgjidhni materialin bazuar në kompleksitetin e rastit dhe kohën e punës.
3. Kontrolli i temperaturës dhe kohës së punës
Materialet reagojnë ndryshe në varësi të mjedisit.
Temperatura e dhomës dhe e gojës së pacientit mund të ndikojë në kohën e ngurtësimit dhe elasticitetin.
Një gabim i vogël këtu mund të kthehet në një deformim të konsiderueshëm më vonë.
4. Izolimi dhe menaxhimi i lagështisë
Përdorni kordone retraktimi ose sisteme tharjeje për të shmangur ndotjen e koletit.
Edhe një pikë gjaku mund të ndryshojë ndjeshëm saktësinë e masës.
5. Pozicionimi i duhur i lugës
Lugët individuale ofrojnë precizion më të lartë dhe stabilitet më të sigurt.
Sigurohuni që materiali të përzihet mirë para se ta vendosni në lugeë e të shpërndahet në mënyrë uniforme dhe pa flluska.
6. Kontrolloni gjithmonë kufijtë
Mos u mjaftoni me “duket mirë”.
Përdorni lupa ose ndriçim shtesë për të parë kufijtë e preparimit.
Nëse koleti nuk është i qartë, laboratori nuk mund të krijojë përshtatje të saktë.
7. Mos nxitoni me heqjen e masës
Nxjerrja e parakohshme është një ndër shkaqet më të zakonshme të deformimit.
Respektoni kohën e rekomanduar nga prodhuesi – çdo sekondë ka rëndësi.
8. Zgjidhni drejte mes masave monofazike apo bifazike
Masat monofazike mund të përdoren për punime mbi implante.
Në rastin e kulteve nga ana tjetër, është gjithnjë i domosdoshëm përdorimi i masave bifazike.
Kini parasysh se pasi merret putty është e nevojshme të lirohen hapësirat që duhen për masën e imët dhe për inserimin e thjeshtë në kavitetin oral.
9. Dokumentoni gjithmonë rastin
Foto, skanime, video të shkurtra – çdo detaj shtesë ndihmon laboratorin të kuptojë më mirë rastin dhe të japë një rezultat më të saktë.
Në epokën digjitale, dokumentimi është pjesë e standardit profesional.
10. Komunikimi me laboratorin
Masa e mirë nuk mbaron në karrigen e pacientit – ajo vazhdon në komunikim:
Diskutoni çdo paqartësi me teknikun tuaj.
Një telefonatë 2-minutëshe mund të kursejë orë korrigjimesh.
Plotësimi i fletëve shoqëruese të masës është gjithashtu shumë i rëndësishëm.
Masa perfekte është rezultat i rutinës, vëmendjes dhe komunikimit të mirë.
Kur çdo hap ndiqet me kujdes, rezultatet janë të qëndrueshme, estetike dhe funksionale.
Në The Lab by Perfect Dent Group, ne e konsiderojmë këtë proces si themelin e çdo bashkëpunimi të suksesshëm me klinikat.
Nëse dëshironi të ndani një rast klinik për diskutim apo të shihni si mund ta përmirësoni protokollin tuaj të marrjes së masës, na kontaktoni për një konsultë falas me teknikët tanë.
📞 Na shkruani në WhatsApp 069 804 50 14 ose
📧 Na dërgoni email në: info@perfectdent.al