Puno me të mirët e industrisë dentare në një mjedis që të ndihmon të rritesh dhe vlereson talentin tënd.
- Stabilitet dhe balancë punë-jetë.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në karrierë.
- Mjedis pune pozitiv dhe bashkëpunues.
Qeramist/e
Përshkrimi i Pozicionit
The Lab, pjesë e grupit Perfect Dent, po kërkon një Qeramist/e me aftësi të avancuara teknike dhe estetike për të përgatitur restaurime të nivelit të lartë.
Detyrat Kryesore
- Realizimi i shtresimit manual të porcelanit mbi struktura zirkoni ose metali, në përputhje me anatominë dhe morfologjinë natyrale të dhëmbëve.
- Adaptimi i formës dhe ngjyrës sipas specifikimeve të rastit klinik dhe udhëzimeve të mjekut.
- Zgjedhja dhe përzierja e masave të porcelanit sipas protokolleve estetike.
- Finalizimi i restaurimeve (kurora, ura) me detaje anatomike dhe natyralitet ngjyrash.
- Ruajtja e standardeve të larta të pastërtisë, dokumentimit dhe kontrollit të cilësisë në çdo fazë.
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
- Eksperiencë të paktën 2 vite në sektorin e qeramikës
- Njohuri të avancuara në shtresim porcelani, teknika të ngjyrimit dhe karakterizimit.
- Aftësi në vlerësimin estetik dhe përputhshmërinë funksionale të punimeve.
- Përpikëri, ndjekje e protokolleve dhe pasion për cilësinë.
Njohja e mire e formave ose anatomisë te dhëmbit dhe tekstures
Çfarë Ofrojmë
- Ambient pune bashkëkohor dhe i pajisur me teknologji të avancuar.
- Trajnime të brendshme dhe mundësi rritjeje profesionale.
- Pagë konkurruese, vlerësim sipas performancës.
- Ekip bashkëpunues dhe kulturë organizative mbështetëse.
Si të Aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën: thepeople@perfectdent.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për te cilin aplikojnë, ose të aplikojnë në Form më poshtë
Ekspert/e CAD
Përshkrimi i Pozicionit
The Lab po kërkon një Ekspert CAD të përkushtuar dhe të aftë për t’u bashkuar me ekipin tonë teknik dhe inovativ.
Detyrat Kryesore
- Dizenjimi i punimeve dentare në softuer CAD (Exocad)
- Përpunimi i materialeve si titan, zirkon, disilikat, PMMA, etj.
- Kontrolli i cilësisë dhe sigurimi i përfundimeve precize dhe estetike
- Menaxhimi i inventarit dhe raportimi i nevojave mujore
- Mirëmbajtja e pajisjeve dhe mbështetja teknike në raste të papritura
Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara
- Eksperiencë e avancuar me softuerët CAD
- Njohuri praktike për materiale dentare dhe procese të frezimit
- Aftësi organizative dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve
- Fleksibilitet në orar dhe aftësi për të punuar në ekip
Çfarë Ofrojmë
- Ambient pune bashkëkohor dhe i pajisur me teknologji të avancuar.
- Trajnime të brendshme dhe mundësi rritjeje profesionale.
- Pagë konkurruese, vlerësim sipas performancës.
- Ekip bashkëpunues dhe kulturë organizative mbështetëse
Si të Aplikoni
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre në adresën: thepeople@perfectdent.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për te cilin aplikojnë, ose të aplikojnë në Form më poshtë